Mblidhen tri komisione parlamentare

22 nëntor 2023 | 08:19

Tri komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje në orare të ndryshme.

Me fillim nga ora nëntë do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit.

Në ora dhjetë do të mbajë mbledhje Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ky komision do të diskutojë rreth propozim-buxhetit të detajuar të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për vitin 2024.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet në orën njëmbëdhjetë.

Ky komision do të shqyrtojë Raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katari, i cili luajti një rol kyç ndërmjetësues në negociatat…