Mblidhen veteranët e UÇK-së, pritet ta shqyrtojnë propozimin e Kurtit

27 korrik 2022 | 16:12

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLÇK) është mbledhur të mërkurën, ku pritet të diskutohet dhe të merret një vendim për propozimin që organizatave të dala nga lufta u ka ardhur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Këtë e ka paralajmëruar edhe vet ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku.

Klinakut nuk është duke i pëlqyer aspak pjesa e propozimit të Kurtit për pastrim të listave, pasi ka thënë se një gjë e tillë është nën kompetencë të prokurorisë.

“Deri sa të bëhet ligj i ri, vlen ligji i vjetër. Pra duhet të rritet paga minimale në Kosovë e krahas saj edhe beneficioni i veteranit që lidhet me të. Ligj i ri për vlerësim e verifikim, përveç dosjeve që janë në prokurori e nuk ka se si bëhet është edhe ndërhyrje në procesin gjyqësor”, ka thënë Klinaku të martën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka komentuar takimin…