Mblidhet familja mbretërore, mbretëreshës Elizabeth II i rëndohet gjendja shëndetësore

08 shtator 2022 | 16:56

Mbretëreshës britanike, Elizabeth II i është rënduar gjendja shëndetësore, kanë konfirmuar nga pallati mbretëror.

Familja mbretërore ka nisur të mblidhet, derisa pallati mbretëror Buckingham tha se Mbretëresha është nën mbikëqyrjen mjekësore, pasi mjekët janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj”.

Monarkistja më jetëgjatë e Britanisë është duke vuajtur nga probleme shëndetësore që nga tetori i vitit të kaluar, të cilat kanë bërë që ajo të ketë probleme për të ecur dhe qëndruar në këmbë.

Të gjithë fëmijët e saj – trashëgimtari i fronit, Princi Charles, 73 vjeç, Princesha Anne, 72 vjeç, Princi Andrew, 62 vjeç dhe Princi Eduard, 58 vjeç, janë aty ose janë rrugës për të shkuar te Mbretëresha, e cila aktualisht është në Pallatin Balmiral në Skoci, thanë ndihmësit, raporton REL.

Gjithashtu, duke shkuar në Balmoral janë edhe djali i madh i Charles, Princi William, së bashku me djalin e tij të vogël, Princin Harry, dhe gruan e tij, Meghan, të cilët braktisën jetën mbretërore për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Mbretëresha jeton në Pallatin Buckingham në Londër. Por, monarkistja 96-vjeçare, e cila ka muaj që është përballur me probleme shëndetësore, po qëndron në pallatin në Skoci, ku zakonisht kalon pushimet e verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesjava në botën e futbollit riktheu Ligën e Kampionëve dhe…