
Mblidhet grupi punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës
15 janar 2021
| 11:39
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se në përkujtim të masakrës së Reçakut, ka bërë hapjen e punimeve të grupit punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.
“Populli ynë u ngrit nga hiri dhe dhimbja për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë na shërben si forcë për të rindërtuar. Kosova nuk do t’i harrojë kurrë!”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.