Mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian pas planit për rritje të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me zv/kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante, sot do të marrin pjesë në mbledhjen VI të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.
Aty do të diskutohet për përgatitjet në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e dikastereve relevante, në mbledhjen e VI-të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), ku do të diskutohet për përgatitjet e vendit tonë në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor si dhe për reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 08:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.