Mblidhet kryesia e Kuvendit, diskuton për dy tema
10 prill 2020
| 08:29
Sot pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit e cila do të diskutojë për dy çështje. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet kërkesa e grupit parlamentar e Partisë Demokratike të Kosovës për seancë të jashtëzakonshme si dhe ndërmarrja e veprimeve sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr. KO54/20, të datës 6 prill 2020. Takimi do të mbahet në hapësirat e Kuvendit duke filluar nga ora 11:00.