Mblidhet Kryesia e Kuvendit, kjo është arsyeja
17 maj 2021
| 13:40
Kryesia e Kuvendit e Kuvendit të Kosovë është duke mbajtur një mbledhje, në të cilën pritet të vendoset në lidhje me kërkesën për interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.
Po ashtu, në rend dite të kësaj mbledhje është edhe debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19, shkruan “Epoka e re”.