Mblidhet Kryesia e Kuvendit, LV-ja inicion ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet
02 prill 2021
| 14:40
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se në orën 15:00 do të mblidhet Kryesia e këtij institucioni, ku në rendë ditë do ta ketë vetëm një pikë.
Rendi i ditës:
“1. Nisma legjislative ‘Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256’”, thuhet në njoftimin për media.