Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite dhjetëra pika

20 mars 2023 | 08:12

Sot me fillim nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën në rend dite janë dhjëtëra pika që kanë mbetur nga seancat e kalaura të Kuvendit, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e re plenare.

Pikë e rendit të ditës është seanca plenare e shtyrë përsëri më 8 mars 2023, ku ka pasur si pikë të rendit të ditës interpelancën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: “Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin dhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 19 janar 2023:

Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, dhe shqyrtimi i raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet më të rëndësishme në vitet e fundit në…