Mblidhet Kryesia e Kuvendit, shkak demarkacioni
15 mars 2018
| 16:54
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 17:00 për të caktuar datën e mbajtjes së seancës për demarkacionin.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se seanca ku pikë e rendit të ditës është demarkacioni me Malin e Zi do të mbahet të martën që vjen (20 mars).
Ky vendim sipas Haradinaj është marrë pas konsultimeve me të gjitha partitë politike në vend.
“Sipas të gjitha gjasave pas konsultave me grupet parlamentare, me partitë politike për të martën në orën 14:00 do të shkojmë në seancën për demarkacion”, ka thënë Haradinaj.