
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendos për seancën e demarkacionit
05 dhjetor 2017
| 10:21
Kryesia e Kuvendit të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën temë e diskutimit është caktimi i datës së mbajtjes së seancës për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Mbledhja e Kryesisë ka nisur në orën 10:10, derisa seanca plenare në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për buxhetin e vitit 2018 është caktuar për sot në orën 10:00.