Mblidhet Kryesia e LDK-së

31 janar 2020 | 16:33

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së LDK-së e udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa.

Ndonëse shumë zyrtarë të kësaj partie e kanë mohuar mbajtjen e kësaj mbledhje ka qenë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti, i cili e ka konfirmuar se tashmë kryesia e ka nisur mbajtjen e mbledhjes.

Aty po marrin pjesë nënkryetarët e kësaj partie Vjosa Osmai dhe Agim Veliu, si dhe pas një kohe të gjatë edhe nënkryetari tjetër Haki Rugova.

Ky takim i anëtarëve të Kryesisë së LDK-së vjen pas zhvillimeve të sotme ku Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim, sipas kërkesës së mandatarit Albin Kurti, që seanca për votimin e qeverisë do të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madridi e ka zyrtarizuar transferimin e Yannick Ferreira Carrasco…