Mblidhet kryesia e LDK-së, pritet të diskutohet për çështjen e presidentit
29 mars 2021
| 16:49
Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë arritur në selinë qendrore të kësaj partie ku do të mbahet mbledhja e Kryesisë.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për çështjen e presidentit.
Në zyrat e selisë kanë ardhur, nënkryetari Lutfi Haziri, nënkryetarja Shqipe Mjekiqi, ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, e ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.