Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet të vendoset për emrat e ministrave
02 qershor 2020
| 17:44
Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen e kryesisë së saj, në të cilën pritet të votohet për emrat e ministrave në Qeverinë Hoti.
Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për medie.
Seanca për votimin e Qeverisë, të cilën do ta udhëheq Avdullah Hoti, është caktuar për nesër në ora 11:00.