Mblidhet Kuvendi i Zveçanit, propozon ndihmë financiare për familjen e Afrim Bunjakut
19 tetor 2023
| 15:26
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë me dije është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Zveçanit.
Peci ka treguar se në këtë mbledhje është propozuar të ndahet një shumë e mjeteve për familjen e heroit Afrim Bunjaku.
“U mbajt mbledhja e radhës së Kuvendit Komunal të Zveçanit Sot Kuvendi Komunal i Komunës së Zveçanit mbajti disa pika të rendit të ditës, ku një nder pikat me propozim nga ana ime ishte te votohet nga Kuvendi Komunal një shumë e mjeteve për familjen e heroit Afrim Bunjaku”.
“Të hollat e dhuruara nuk ia kompensojnë familjes humbjen e të dashurit të tyre, por janë gjest simbolik i respektit dhe i solidaritetit ndaj veprës së Afrimit të ndjerë dhe të solidarizimit me familjen e tij”, ka njoftuar Peci.