Mblidhet Shtabi Emergjent në Gjakovë, rritet numri i rasteve me Covid
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka mbajtur të mërkurën takim me anëtarët e Shtabit Emergjent për Covid-19.
Në këtë takim u diskutua për kryerjen e të gjitha detyrave që i takojnë institucionit të Komunës së Gjakovës në luftën kundër virusit Covid-19.
Përfaqësues të institucioneve shëndetësore në Gjakovë, kanë konfirmuar edhe një herë se në ditët e fundit është rritur numri i rasteve pozitive me këtë virus.
“Ata theksuan se përkushtimi i punëtorëve shëndetësorë, zyrtarëve policorë, inspektorëve të Komunës për menaxhimin sa më të mirë të situatës do të vazhdojë edhe më tutje. Ndërkaq, është tejet e rëndësishme që të vazhdojë edhe bashkëpunimi nga ana e qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat e vendosura nga institucionet qendrore”, bëhet me dije në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
(Q.R / Epoka e re)