MBPZhR-ja dhe GIZ-i me sesion informues rreth skemës së granteve me fermerët pejanë, vlera totale mbi 20 milionë euro

15 nëntor 2024 | 12:44

GIZ-i gjerman në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPRZh) kanë mbajtur të premten sesionet informuese për skemën e granteve 2024-2027 në Komunën e Pejës.

Në këtë ngjarje është prezantuar skema e granteve për mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në zonat rurale nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve. Kjo skemë e granteve e cila është në vlerën e mbi 20 milionë eurove do të jetë i ndarë në tre lote e që do të jetë për zhvillimin e agro-turizmit, zhvillimit rural dhe eko-turizmit.

Edmond Gashi, udhëheqës i programit për zhvillim ekonomik në GIZ-in gjerman, ka thënë se fokusi i këtij projekti do të jetë zhvillimi rural.

“Ky program do të zbatohet në tërë Kosovën, regjioni i Pejës do të jetë i përfshire. Kryesisht fokusi do të jetë në zhvillimin rural përmes tri loteve, projekti do të zgjasë tri vite. Thirrja e parë do të ndodh shumë shpejt. Është çështje ditës kur do ta shpallim”, ka thënë ai.

Ndërsa Shpresim Domi, profesor në Universitetin e Tiranës, duke prezantuar para të ndërmarrësve këtë projekt, ka thënë se qëllimi i projektit është që të ofrojë mbështetje financiare dhe ngritje kapacitetesh me synim ngritje të alternativave të të ardhurave në zonat rurale.

Ai ka thënë se grupet e synuara të këtij programi janë fermerët, ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, grupet e fermerëve dhe individ të ndryshëm.

“Kjo është rrjedhojë e një marrëveshje e ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, marrëveshje mes qeverisë gjermane përmes GIZ dhe Qeverisë së Kosovës. Qëllimi i këtij programi mbështetës, financiar dhe ngritjesh kapacitetesh njerëzore, është e tillë që të ofroj mbështetje financiare dhe ngritje kapacitetesh me synim ngritje te alternativave të të ardhurave në zonat rurale të të gjitha zonave të Kosovës ngritja e mundësive të punësimit. Rritja e numrit të punësimit dhe për rrjedhojë një zhvillim socio-ekonomik dhe kulturor të këtyre zonave. Do të ofroj mbështetje financiare ndaj target grupeve ose grupeve të cenuara. Dhe kjo do të shoqërohet me asistencë teknike ne dy drejtime. Ndaj atyre që janë të angazhuar në politikbërjen e sektorit bujqësor. Grupet e synuara janë fermerët, ndërmarrjet vogla dhe të mesme, grupet e fermerëve dhe individ të ndryshëm që mund të përfitojnë”, ka thënë Domi.

Ai ka thënë se në lotin 1, shuma e ndihmës është nga 1 500 deri në 5 000 euro. Për lotin 2 shuma e grantit është nga 5 000 deri në 50 mijë euro dhe lot 3 nga 50 mijë deri në 350 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po vazhdon me stërvitje intensive për ndeshjet e nëntorit.…