MBPZHR-ja e përkushtuar në zhvillimin e agrobizneseve
Kooperativën e grave “Eva” e cila gjendet në fshatin Videjë të Klinës, gjatë ditës e vizitoi Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic me bashkëpunëtorë, ku aty u pritën nga punëtoret e kësaj kooperative, veçoria e së cilës është që gra shqiptare dhe serbe në harmoni e zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë qendër e cila për konsumatorët e saj ofron mish derri të freskët dhe të tymos të një cilësie të lartë.
Me këtë rast, Ministrja Zivic i përgëzoi gratë e kësaj qendre për punën e madhe që po e bëjnë në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të mishit duke shtuar se përkushtimi dhe puna juaj, ka bërë që tryezat tona të jenë të mbushura me prodhime të freskëta vendore. “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të jetë afër agrobizneseve dhe do të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin e tyre me gjithë potencialin që posedojmë”, tha Ministrja Zivic.
“EVA” është një kooperativë e grave e cila merret me kultivimin e mishit të derrit, të cilin e sigurojnë nga bashkëpunimi me disa ferma të vogla të mbarështimit në zonën e Klinës.