MBPZHR-ja zgjat afatin për aplikim për projektet e zhvillimit rural për vitin 2022
08 gusht 2022
| 22:54
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës se zgjatet afati ligjor për pranimin e aplikacioneve të fermerëve për Projektet e Zhvillimit Rural për vitin 2022 deri më datë 15 gusht 2022 ora 16:00.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë me datë 07 korrik 2022 ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022, ku investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej 26,331,798.00 Euro.
Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës.