MBPZHR: Thuaji STOP punës së rrezikshme të fëmijëve në bujqësi

30 korrik 2021 | 18:24

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) përmes një komunikate për media ka kërkuar që fëmijët të mos punojnë punë të rrezikshme ne bujqësi.

Ne komunikatën e bërë për media, MBPZHR thotë se kjo çështje është rregulluar edhe me ligj.

“Më qëllim të informimit të drejtë lidhur me mosangazhimin e fëmijëve në punët e rrezikshme në bujqësi, MBPZHR ju informon me bazën ligjore që rregullon këtë çështje për të cilën jeni të obliguar ta zbatoni:

• LIGJIN NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË);

• Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr. 05/2013 për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë, i cili në Nenin 4 përcakton se: “Ndalohen rreptësisht për fëmijë të gjitha format e rrezikshme të punës, të listuara në këtë udhëzim”,- thuhet në njoftimin e bërë për media.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2021 si “Vit Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijëve”.

MBPZHR gjithashtu ka publikuar edhe një tabele me punët që janë të rrezikshme për fëmijët si dhe efektet në shëndetin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka…