MBRËMË E PASH ROZAFËN
16 gusht 2023
| 18:38
Sabile Keçmezi-Basha
Mbrëmë e pash Rozafën
Në mur gur
Dëneste nga malli
Më tha, djalit qe shtatë ditë
Qumësht nuk i kam dhënë
Mbrëmë e pash Rozafën
Duke shëtitur në ëndrrat e mija
Grushtet i mbushi me fjalë
Për të ndërtuar një urë tjetër
Rozafa tinëzisht iku nga ëndrra
Për të ardhur një ditë tjetër
Në kali të Konstandinit
Rozafa qau në prehrin tim
E me fijen e flokut
Arnoi ëndrrën nga kishte dal
Një natë më parë
Qau sa mundi
Fytyra në mërzi iu shndërrua
E ti më the
Pa çka
Që iku Rozafa