Mbrëmë Haradinaj ia përmendi emrin, sot Shkreta i çoi të fala
Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, të dhëna mbrëmë në një debat televiziv. Haradinaj e kritikoi Kurtin për emërimin e Shkretës në bordin e ShSKUK-së në mënyrë politike.
Postimi i Shkretës:
Ish-Kryeministri tashmë përjetësisht i tillë e ka ngatërruar Bordin e Shskuk me Bordet e Ndërmarrjeve Publike sepse aty mban mend ai konkurset e “kurdisura” e marrëveshjet e PAN-it për ndarje postesh.
Për të gjithë ata që nuk e dinë më duhet të sqaroj se një anëtar nga shtatë që janë në Bord të Shskuk delegohet nga Ministri i Shëndetësisë sipas Statutit.
Këta që i japin mësim duhet ta sqarojnë se nuk janë sinonime “emërimet” e “punësimet”.
E mirë është ,,Rambo” me nejt kah shpia e mos me shpërnda spërkla e virusa.
E neve na mbetet që të VVazhdojmë të punojmë!
#RespektoniUdhëzimet