Mbrëmë në Pejë u ndezën qirinj për Gjyljeta Ukellin
17 prill 2024
| 08:34
Në Pejë mbrëmë janë ndezur qirinj në nderim dhe kujtim të jetës së Gjyljeta Ukellit, e cila u vra të martën në mëngjes nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi.
Në qyetetin e Pejës u mblodhën shumë qytetarë të cilët kanë ndier dhembjen me familjen e cila pësoi nga rasti tragjik.
Gjyljeta Ukelli ka lënë pas vetes tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë.