Mbrëmë në Prishtinë u sekuestruan dy TT
26 shtator 2022
| 08:22
Gjatë natës së kaluar nga zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë janë shoqëruar në stacion policor tre persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.
Sekuestrimi i armëve është bërë në dy lokacione të ndryshme.
“Rasti i parë ka qenë në një klub nate, ndërsa tjetri në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë”, njofton policia.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe, në konsultim me prokurorin e shtetit, janë proceduar më tej.