Mbrëmë Prishtinës i këndoi Sabriu, sot Gjakovës i këndon Shkëlzeni
26 prill 2020
| 11:20
Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni bashkë me grupin e vet sot do të organizojë një performancë artistike në disa lagje të qytetit të Gjakovës. Performanca fillon në orën 13:30 në rrugën “Bardhyl Çaushi”, për të vazhduar përmes rrugës “Nënë Tereza”, pastaj te banesat kolektive në Bllokun e Ri rruga “Anton Çetta”, si dhe te banesat në rrugën “Bujar Roka”.