Mbrëmë u mbajt meshë në manastirin e Banjskës, aty ku ndodhi sulmi i 24 shtatorit

13 nëntor 2023 | 08:15

Mbrëmë Kisha Ortodokse Serbe përkujtoi mbretin e shenjtë Milutin.

Ngjarja u mbajt në manastirin e Banjskës, aty ku ndodhi sulmi i 24 shtatorit.

Liturgjinë në Manastirin e Banjskës e mbajti Vikaripeshkvi i Patriarkut serb Porfir.

Në këtë përkujtim morën pjesë një numër i madh besimtarësh që mbushën kishën e manastirit.

“Sa herë që na ndodh diçka e keqe në nivel personal dhe neve si bashkësi e besëlidhjes, duhet të pyesim veten se çfarë po bëjmë gabim, që të na ndodhë kjo gjë. Çfarë mund të ndryshoj tek vetja sot që të jetë më mirë për ne, që të jetë më mirë edhe për mua”, tha në predikimin e tij peshkopi Hilarion.

Kjo ishte mesha e parë në manastirin e Banjskës që u mbajt me praninë e një numri të madh besimtarësh, pas ngjarjeve të 24 shtatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Mirësjelljes.…