Mbrëmje madhështore e shqiptarëve në Amerikë për festën e 28 Nëntorit (foto)
Shoqata atdhetare “Jehona e Malësisë”, me një mbrëmje të paharrueshme, ka bashkuar shqiptarët, me theks të veçantë më të shtrenjtit e kombit, rininë e shkëlqyer, si asnjë herë më parë, për festën më të çmuar kombëtare, 28 Nëntorin.
Në faqen e saj në “Facebook”, “Jehona e Malësisë” ka shkruar se: “Data më e shenjtë e kombit na obligon që edhe festimi dhe përkujtimi të bëhet me dinjitet dhe falë atdhedashurisë që këta fëmijë kanë, edhe pse janë gjeneratë e dytë dhe e tretë besoj se e ardhmja e jonë është e ndritshme dhe me plotë mundësi”.
Postimi i plotë i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”:
Ishte kënaqësi që, me rastin e festës më të madhe të kombit tonë, të kemi më të shtrenjtit e komunitetit, të ardhmen tonë të sigurt, fëmijët dhe rininë tonë të shkëlqyer.
Data më e shenjtë e kombit na obligon që edhe festimi dhe përkujtimi të bëhet me dinjitet dhe falë atdhedashurisë që këta fëmijë kanë, edhe pse janë gjeneratë e dytë dhe e tretë besoj se e ardhmja e jonë është e ndritshme dhe me plotë mundësi.
Dua të falënderoj të gjithë sponsorët e kësaj mbrëmjeje, edhe ata të shumtit që u lajmëruan për të sponsorizuar edhe pasi që të gjitha fondet ishin siguruar, prindërit që kontribuon me përgatitje apo duke i sjell fëmijët në këtë festë. Dua te falënderoj Agronin, Nikollen dhe anëtaret tjerë të bordit që me përkushtim u kujdesen që festa të shkojë sa ma mirë.
Mbi 1,000 veta që ishin prezent tregojnë pjekurinë dhe përgjegjësinë që ne kolektivisht kemi për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe besoj se në vitet në vijim ky numër vetëm se do të rritet.
Gëzuar 28 nëntorin e Flamurit, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe UÇK-së!
Drejtë nëntorit të bashkimit!