![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/mbresa.jpg)
Mbresa, Julianës: Kam pritur se je më e zgjuar se kaq (video)
Mbresa e Juliana kanë zhvilluar një bisedë në mes vete në lidhje me lojën e Stresit.
Mbresa i tha asaj se ka pritur të ishte më e zgjuar. Kështu u shpreh edhe për vete.
“Kam pritur se je më e zgjuar se kaq, edhe unë për veti. Edhe unë kam menduar se jam më e zgjuar sesa me e hangër një fore”, u shpreh Mbresa.
“Është ka e bën grackën më të fortë”, i tha Juliana, derisa artistja i tha se atë ai po ia bën vetes.
Juliana i tha se e ka paralajmëruar disa herë të mos qëndronte afër Stresit.
“Kur të shikoja duke ndenjur me të, ta kam bërë dy-tri herë me dije që mos të biesh në kurth, nuk e di a e kuptoje se ku po ta qitja unë kur të thosha?”, i tha Xhuli, mirëpo Mbresa tha se do të duhej t’i tregonte më troç, siç bën me Artën.
“Artën e kam shoqe, te ti nuk e kam atë besim se ndoshta mundesh me m’u kthy”, ia ktheu Xhuli, ndërkaq shtoi se Stresi është nivel i ulët që i përdor gjërat që kanë ndodhur jashtë për ta qitur atë poshtë.