Mbresa nga leximi i librit “Parajsë e nëmur”

05 nëntor 2021 | 08:40

Dibran Demaku

Në Kosovë sot ka krijues shumë, por rrallë të bie në dorë ndonjë libër i mirë me poezi apo me prozë që meriton të quhet vlerë e mirëfilltë. Një nga krijuesit e mirëfilltë dhe me vlera të veçanta artistike dhe stilistike është krijuesi dhe poeti Sadik Krasniqi. Ky ka shkruar pak, por poezitë dhe prozat e tij janë perla në krijimtarinë shqipe në përgjithësi dhe jo vetëm. Të katër përmbledhjet e tij poetike, Ofshamë në urnë, Oazë palmash të djegura, Ag muzgu dhe Parajsë e nëmur, janë të mbushura me plot simbole dhe metafora. Pas çdo leximi, te poezia e Krasniqit do të gjesh diçka të re që ose nuk e ke shijuar në leximin e parë, ose nuk i ke kuptuar simbolet e forta që Krasniqi përdor në poezi.

Te libri poetik Parajsë e nëmur do të keni fatin të lexoni dhe t’i shijoni të gjitha këto që u thanë dhe ato që nuk u thanë në këtë shkrim.

I ndarë në pesë cikle, Parajsa e nëmur e Krasniqit ka 74 poezi. Në këtë libër poetik, por edhe në të tjerët, poeti Krasniqi sikur e ka gjetur atë ADN-e poezisë dhe të artit metaforik. Nuk ka poezi apo të themi varg të kësaj perle poetike të mos jetë e veshur me simbole poetike si metafora, krahasime, por edhe thyerje befasuese brenda vargut, të cilat nuk i gjeni te poetët e tjerë shqiptarë. Poezia e Krasniqit është krejt e veçantë. Nuk desha ta marr shembull asnjë poezi e asnjë varg të poezisë së Krasniqit sepse, cilën do që ta merrja, do t’i hyja në hak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autostradat dhe këndet e lojërave të shkollave në Pekin janë…