Mbretëresha Elizabeta II nderon viktimat e terrorit në mesazhin për Krishtlindje
Mbretëresha e Elizabeta e II-të e Mbretërisë së Bashkuar do të shfrytëzojë mesazhin e saj për Krishtlindje për të falënderuar Londrën dhe Mançesterin për qasjen e tyre, pas sulmeve ekstremiste që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Britaninë e Madhe.
Fjalimi i 91-vjeçares i incizuar paraprakisht do të transmetohet në televizion gjatë Ditës së Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe 51 shtete të tjera, transmeton “Associated Press”.
Në disa pjesë të prezantuara nga Pallati Buckingham, mbretëresha ka lavdëruar “identitetet e fuqishme” të Mançesterit, të goditur nga një bombë në muajin maj dhe Londrën për sulmet në Parlament, Urën e Londrës dhe vende të tjera.
Mbretëresha ka thënë se ka qenë privilegji i saj për të vizituar të mbijetuarit e sulmit në Mançester, derisa ishin duke u shëruar.Në këtë sulm kanë mbetur të vdekur 22 persona.
“E përshkruaj atë vizitë në spital si “privilegj” sepse pacientët që kam takuar atje kanë qenë shembull për të gjithë ne, duke shfaqur trimëri të jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.