Mbretëresha Elizabeth është në gjendje të rëndë shëndetësore
08 shtator 2022
| 15:03
Mbretëresha Elizabeth nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur përmes një deklarate Pallati Mbretëror, duke njoftuar se ajo nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral.
“Mjekët e saj u “shqetësuan” për shëndetin e saj”, tha Buckingham Palace.
Ndërkohë, Princi Charles dhe William po udhëtojnë drejt Skocisë për të vizituar Mbretëreshën në mes të lajmeve për shëndetin e saj.
Ky lajm vjen pasi Mbretëresha, 96 vjeçe, u tërhoq nga një Këshill virtual Privy të mërkurën, me mjekët që e këshilluan atë të pushonte.