Mbretëresha Elizabeth i jep çmimin e madh kompanisë së lodrave të seksit! Çfarë do të thotë kjo
Mbretëresha ka nderuar kompaninë më të madhe të lodrave seksi në Mbretërinë e Bashkuar me një çmim të rëndësishëm. ‘Lovehoney’ ka marrë Çmimin e Mbretëreshës për Ndërmarrje me Rritje të jashtëzakonshme të vazhdueshme, gjatë 6 viteve të fundit.
Shitjet e firmës jashtë janë rritur nga 12 milionë paund në 56 milionë paund, që nga 2015-ta, rritje prej 365%.
Çmimi do të lejojë Lovehoney të përdorë stemën e ‘Queen’s Award’ në reklama, marketing dhe paketim për pesë vjet, dhe konsiderohet simbol i cilësisë dhe suksesit.
Debbie Bond, përfaqësuesja e ‘Lovehoney’, tha: “Ne jemi të entuziazmuar që kemi marrë njohje zyrtare nga Mbretëresha. Madhëria e saj ka qenë një mbështetëse e mrekullueshme e Lovehoney ndërsa ne jemi rritur në markën kryesore të shëndetit seksual në botë. Patronazhi mbretëror do të na ndihmojë të krijojmë më shumë vende pune në selinë tonë në Bath dhe në zyrat tona ndërkombëtare dhe të përhapim mesazhin e lumturisë seksuale në të gjithë botën”.
Çmimi është përshkruar si ‘vlerësimi më i lartë për suksesin i një biznesi’.