Mbretëresha Elizabeth ll: Ditë më të mira do të vijnë (Video)
Mbretëresha Elizabeth ll i është drejtuar me një mesazh sot britanikëve ku ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në këtë luftë kundër koronavirusit.
Ajo është shprehur se Mbretëria e Bashkuar bashkohet me të gjitha vendet e botës për shkak të rrezikut global dhe i ka bërë thirrje popullit të saj për durim.
Elizabeta e ll ka thënë se derisa bëhet durim ditë më të mira do të vijnë dhe do të takohemi me familjet tona, me miqtë tanë apo me të dashurit tanë pas ndarjes së dhimbshme prej koronavirsuit.
Kujtojmë se djali i madh i mbretëreshës, Princi Charles i Uellsit u prek nga koronavirus dhe e kaloi në vetëizolim. Ky fjalim ishte i rrallë pasi që prej vitit 1953 Mbretëresha Elizabeth ll ka mbajtur në total 4 fjalime, dhe koronavirusi ishte shkaku që Elizabeth ll të bënte fjalimin e katërt.