Mbretëresha Elizabeth do që djali i saj të bëhet lider i Komonuelthit
19 prill 2018
| 15:30
Mbretëresha britanike Elizabeth II u bëri thirrje udhëheqësve të Komonuelthit Britanik të emërojnë djalin e saj, Princin Charles, për udhëheqës të tyre.
Ajo ka thënë se është “dëshirë e saj e sinqertë” që Princi Charles ta pasojë atë “një ditë” në këtë detyrë.
Roli nuk është i trashëguar dhe nuk do të kalonte automatikisht te Princi i Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës.
Pesëdhjetetre liderët e Komonuelthit Britanik, që u takuan sot me Mbretëreshën në Pallatin Bukinghem, do të marrin vendimin të premten.
Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike. (Rel)