Mbretëresha Elizabeth uron Kosovën për 14-vjetorin e Pavarësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga lartmadhëria e saj, mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth R.
“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj shkëlqesinë tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, është thënë në telegramin e mbretëreshës Elizabeth.
Ndërsa -residentja Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës dhe e ka mbështetur vendin tonë jo vetëm në procesin e arritjes së lirisë, por edhe në procesin e shtetndërtimit.