Mbretëresha shihet për herë të parë pas lajmit bombastik të largimit të Harryt dhe Meghanit
13 janar 2020
| 11:06
Pas lajmeve bombastike të largimit të Princ Harryt dhe Meghan Markle nga familja mbretërore, Mbretëresha Elizabeth është parë të dalë jashtë me veturën e saj “Land Rover” dhe një shami në kokë.
Ajo që kaloi Krishtlindjet në Sandringham së fundmi ka udhëzuar ndihmësit e saj të Pallatit Mbretëror që ta ndihmojnë nipin e saj Princin Harry dhe gruan e tij të gjejnë një “zgjidhje të realizueshme” për rolet e tyre në të ardhmen.