Mbretëresha s’i dëgjon këshillat e mjekëve, nget ‘Jaguarin’

02 nëntor 2021 | 07:54

Mbretëresha Elizabeth u fotografua nga paparazët duke drejtuar makinën pranë pronës  së saj në Windsor vetëm disa ditë pasi mjekët e këshilluan të pushonte për të paktën dy javë.

Monarkja 95 vjeçare po drejtonte Jaguar-in e saj, “e maskuar” me syze dielli dhe një shall.

Buckingham Palace raportoi të premten se Madhëria e Saj kishte pranuar rekomandimin e mjekëve për të mos u përfshirë në ngjarje zyrtare për të paktën dy javë.

Madje, Mbretëresha nuk po merr pjesë as në takimin e COP26 që po mbahet në Glasgow.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali i NATO-s Wesley Clark në të parën intervistë të…