Mbretëresha uron Krishtlindjen, mbi tryezë mungojnë fotot e Princ Harryit dhe Meghanit
25 dhjetor 2019
| 11:14
Mbretëresha Elisabeth ka uruar edhe këtë vit Krishtlindjet. Duke iu drejtuar qytetarëve, ajo ka folur për vështirësitë që ka pasur ky vit.
Ndër të tjera, Mbretëresha tha se me ‘hapa të vegjël’ mund t’i kapërcejnë vështirësitë pas vitit të trazuar për familjen Mbretërore dhe kombin.
“Rruga, natyrisht, nuk është gjithmonë e qetë, dhe ndonjëherë mund të jetë ndier herë pas here këtë vit, por hapa të vegjël mund të bëjnë një botë ndryshimesh”, ka thënë mbretëresha Elisabeth. Ajo që u vu re në tavolinën e mbretëreshës Elisabeth ishte mungesa e fotos së Meghanit dhe Harryt. Këtë vit Meghan dhe Harry do ta kalojnë festën e Krishtlindjeve larg familjes mbretërore.