Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda i japin mbështetje të plotë ushtrisë
Në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda i kanë dhënë mbështetje të plotë formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e të dy shteteve kanë theksuar se shteti sovran i Kosovës ka të drejtë në transformimin e FSK-së, dhe kjo nuk bie ndesh me Rezolutën 1244, dhe po ashtu është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
Kurse përfaqësuesi i Francës e ka mbështetur formimin e Ushtrisë, por ka thënë se kjo është bërë në kohë të papërshtatshme, pasi mund të përkeqësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai po ashtu ka kërkuar që Kosova të heq taksen 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe.
Kurse përfaqësuesi i Rusisë, ka kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se në FSK ka shumë ushtarë të UÇK-së, dhe sipas tij kjo paraqet rrezik