Mbretëria e Bashkuar ndalon të gjitha importet e gazit natyror të lëngshëm rus

01 janar 2023 | 20:58

Mbretëria e Bashkuar ndaloi këtë 1 janar të gjitha importet e gazit natyror të lëngshëm rus.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë në faqen e saj në Tëitter.

Zyra për Punët e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin e Britanisë së Madhe njoftoi se kjo masë vjen “si pjesë e përgjigjes ndaj pushtimit të paligjshëm të Ukrainës”.

“Sot, Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë fund të gjitha importeve të gazit natyror të lëngshëm rus. Ne po ndërpresim furniizimin e makinerisë së luftës ilegale të Putinit dhe do të mbështesim vendet në mbarë botën për të reduktuar varësinë e tyre”, thuhet në mesazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2022 u karakterizua për qeverinë gjermane nga një seri…