![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/Boris-Johnson-scaled.jpg)
Mbretëria e Bashkuar planifikon të japë edhe 100 milionë dollarë për Ukrainën
07 mars 2022
| 08:16
Qeveria britanike planifikon t’i japë rreth 100 milionë dollarë Ukrainës për ta ndihmuar funksionimin e qeverisë atje, njoftoi zyra e kryeministrit Boris Johnson.
Sipas njoftimit, financat do të ndihmojnë për pagimin e pensioneve dhe të rrogave të sektorit publik.
Paratë do të dorëzohen përmes një fondi të mirëbesimit të Bankës Botërore.