Mbreti Charles kthehet sërish në Londër pas trajtimit të kancerit

13 shkurt 2024 | 14:43

Mbreti Charles u kthye të martën në Londër pasi iu nënshtrua trajtimit të kancerit në Sandringham.

Monarku 75-vjeçar zbarkoi në Clarendon House me helikopter mbretëror, pasi kaloi një javë në Norfolk.

Mbreti u fotografua me gruan e tij Camilla, teksa po shkonin drejt Clarence House.

Të dielën, Charles u pa në daljen e tij të parë publike që nga fillimi i trajtimeve të rregullta duke ecur në kishë në Sandringham me Camilla.

Të shtunën ai foli për herë të parë duke shprehur falënderimet e tij të ngrohta për mbështetësit që i urojnë shërim të shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Avni Puka, ka…