Mbreti Charles uron presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë

16 shkurt 2025 | 14:22

Për nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, urime të ngrohta për të gjithë qytetarët e Kosovës po ndan Mbretëria e Bashkuar.

Mbreti Charles ka dërguar një mesazh të veçantë për presidenten Osmani, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë midis dy shteteve.

Në letrën mbretërore shkruan:

“E nderuara zonja presidente,

Unë dhe bashkëshortja ime kemi kënaqësinë t’i dërgojmë Shkëlqesisë Juaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e festës suaj kombëtare.

Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë.

Është shpresa ime dhe ambicia ime e fortë që kombet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht.

Unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në vitin e ardhshëm.

Charles R”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës ka nënshkruar Konventën e Lubjanës – Hagës…