“Mbreti” i Atletikës tërhiqet nga çdo sport

23 janar 2019 | 11:56

Pasi provoi të linte shenjë në futbollin profesionist, duke zhvilluar provime e teste në shumë skuadra të njohura, Usain Bolt vendos t’i japë lamtumirën të gjitha sporteve të preferuara.

Njeriu më i shpejtë në botë për shumë vite, që shkroi historinë në pistat e vrapimit me 8 medalje të arta olimpike në sprint, iu dedikua për shumë muaj topit, por pa rezultate të kënaqshme.

“Ishte e bukur për aq sa zgjati. U argëtova shumë që isha pjesë e ekipeve të ndryshme nga ato të atletikës. Nuk dua të them që nuk besova në futboll, por nuk e bëra në mënyrën e duhur. Tani jeta ime sportive ka mbaruar, e po drejtohem në fusha të tjera. Kam shumë projekte në mendje dhe fokusi im është biznesi”, ka thënë xhamajkani Usain Bolt.

Usain Bolt u stërvit së fundmi me Central Coast Mariners, por nuk arriti t’i rrëmbente një kontratë skuadrës australiane. 32-vjeçari xhamajkan arriti të shënonte edhe gola në miqësore, por pretendimet për pagën dhe niveli mesatar i futbollit të luajtur e spostuan atë deri në largimin final.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eleonora Catanzaro, poete italiane, filloi të shkruajë shumë herët. Kurrë…