Mbreti i Belgjikës: Koronavirusi do të na bëjë më të fortë

17 mars 2020 | 12:20

Në një hap të pazakontë, Mbreti Philippe i Belgjikës, ka bërë në një fjalim televiziv në këtë vend mbrëmjen e së hënës, duke u bërë thirrje të gjithë belgëve që të ndiqnin këshillat e qeverisë për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

“Vendi ynë po përballet me një krizë të paparë shëndetësore në një shkallë globale”.

“Qëndrimi ynë për këtë është thelbësor dhe mund të shpëtojë jetë”, ka thënë mbreti.

Ai gjithashtu ka falënderuar mjekët dhe infermierët për punën e tyre ndaj të prekurve, raporton “BBC”.

“Situata aktuale na kujton dobësinë tonë, por në të njëjtën kohë ajo na jep forcën tonë”, ka thënë Mbreti Philip, duke shtuar se shpërthimi i koronavirusit “do të na bëjë më të fortë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lojtari i klubit të Bundesligës gjermane në futboll Hertha…