“Mbreti i Drogës” arratiset nga burgu
I konsideruar si “Mbreti i Drogës”, bosi i organizatës kriminale kalabreze, ‘Ndrangheta’, Rocco Morabito, ka mundur të arratiset nga burgu në Urugai. Në arrati prej vitit 1995, Rocco Morabito u arrestua në Uruguai në shtator të 2017, dhe ishte në pritje të ekstradimit drejt Italisë, vend ku do të vuante dënimin.
Morabito dhe tre të burgosur të tjerë u arratisën përmes një vrime të hapur në tarracën e godinës dhe më pas i grabitën para një personi që banonte në një fermë aty pranë.
Morabito, 52-vjeç është dënuar në mungesë për pjesëmarrje në një organizatë mafioze, për trafik droge dhe krime të tjera të rënda, dhe duhet të vuajë dënimin me burg për 30 vjet.
“Ndrangheta” është një nga grupet e krimit të organizuar më të fuqishme në botë dhe kontrabanda kryesore e kokainës në Evropë./javanews/