Mbreti i lojërave të fatit në Kinë dënohet me 18 vite burg
Mbreti i lojërave të fatit në Macau, Kinë Alvin Chau, është dënuar me 18 vite burg për më shumë se 100 akuza, përfshirë krimin e organizuar dhe lojërat e paligjshme. Chau, një figurë e profilit të lartë në industrinë lokale të kazinove, i kishte mohuar akuzat.
Makau, një ish-koloni portugeze, është i vetmi qytet kinez ku lojërat e fatit janë të ligjshme. Prokurorët e kishin akuzuar Chaun për krijimin dhe udhëheqjen e një sindikate kriminale për lehtësimin e basteve të padeklaruara. Ata thanë se si rezultat qeveria humbi më shumë se 8.26 miliardë dollarë në të ardhurat tatimore.
Gjykata vendosi në favor të prokurorëve për shumicën e akuzave, por e liroi Chaun nga akuza për pastrim parash.
Industria e lojërave të fatit është goditur rëndë nga kufizimet e koronavirusit, si dhe nga kufizimet e qeverisë kineze.