Mbreti i një prej vendeve më të varfra blen makina luksi për 14 gratë
14 nëntor 2019
| 11:46
Anëtarët e opozitës kanë thënë se me këtë veprim mbreti ua ka nxjerrë gishtin e mesit të varfërve në vendin e tij, Zvaziland.
Mbreti Msvati III ka importuar 19 lls Royce dhe 120 BMW, të cilat kanë nisur të dërgohen në fillim të muajit.
Sipas dëshmitarëve, makinat janë të reja dhe të shtrenjta dhe banori mesatar i Zvazilandit do të duhej të punonte për 70 vjet për ta paguar një veturë të tillë.