‘Mbreti’ i ri i Evropës, Haalandi lë pas dyshen Messi-Ronaldo
Momenti i artë i Erling Haaland vijon të magjeps tifozët e futbollit. Shifrat e “bomberit” norvegjez janë fantastike: 11 gola në 7 ndeshje në Premier Ligë, 14 në 9 ndeshje duke përfshirë këtu edhe dy sfidat në Ligën e Kampionëve.
Haalandi ka shënuar i vetëm më shumë se sa 13 ekipe në Premier Ligë, përfshi këtu edhe Manchester United e Chelsea, të dy këto ekipe kanë shënuar vetëm 8 gola. Pavarësisht se është vetëm 22-vjeçar, sapo i ka mbushur, Haaland mund të krahasohet lehtësisht me dy yjet e futbollit botëror, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, madje Haalandi ka disa shifra edhe më të mira duke vendosur rekorde personale.
Në sezonin e tij më të mirë në karrierë, Ronaldo realizoi 48 gola në La Liga dhe 10 në Ligën e Kampionëve. 58 golat në total, Ronaldo i realizoi me 295 goditje, mesatarisht 1 gol çdo 5 gjuajtje. Messi në sezonin e tij më të mirë në karrierë realizoi 43 gola në La Liga dhe 10 në Ligën e Kampionëve, këto i arriti me 237 gjuajtje, 1 gol çdo 4,5 gjuajte. Haalandi në këtë sezon të tij të parë me Manchester City 14 golat i ka shënuar me vetëm 37 gjuajtje: 1 gol çdo 2,6 tentativa. Jo vetëm kaq, Haaland kalon si Messin ashtu edhe Ronaldon në një tjetër statistike.
Në 6 mijë minutat e tij të para në karrierë Haaland ka shënuar 73 gola, Ronaldo ka realizuar 12 dhe Messi 40 gola.