“Mbreti i tonit” blen peshkun ton për 1.8 milion dollarë
12 janar 2020
| 13:07
Një japonez ka shpenzuar 1.8 milion dollarë për të blerë një peshk ton gjigant në një ankand. Kiyoshi Kimura, i mbiquajturi “Mbreti i Tonit” dhe që drejton një zinxhir restorantesh Sushi Zanmai, pagoi shifrën marramendëse për peshkun 276 kilogramë, ka njoftuar televizioni publik NHK.
Megjithatë, kjo nuk është shifra më e madhe që ka paguar ndonjëherë për një peshk ton. Në ankandin e vitit të kaluar biznesmeni pagoi shifrën rekord prej 3.1 milionë dollarësh për një peshk gati 277 kilogramë.